Vjen zyrtarizimi nga Lecce, Ramadani dhe Berisha me trajner të ri

Marco Giampaolo është trajneri më i ri i Lecces. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Giampaolo do të drejtojë këtë skuadër, të paktën deri më 30 qershor 2025. 57-vjeçari, i cili pason Gottin, ka udhëhequr më parë skuadra si Milan, Torino dhe Sampdoria.

“Lecce njofton se drejtimi teknik i ekipit të parë i është besuar zotit Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025″– shkruan klubi, në të cilin aktivizohet Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.


Shtuar 11.11.2024 17:50