Vijon sot në Shkup gjyqi për çështjen “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria paraqet prova materiale

Seanca e radhës për rastin “Lotaria Shtetërore” zhvillohet sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ku Prokuroria Publike pritet të vijojë paraqitjen e provave materiale. Mes personave të akuzuar në këtë proces janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës së kaluar, organi i akuzës paraqiti dokumente që lidhen me themelimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me një kompani të huaj, vendime të marra nga Qeveria dhe transaksione financiare për blerjen e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Mes materialeve të paraqitura në gjykatë ishte edhe Programi i punës së SHA “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, një kontratë në vepër dhe vlerësimi i hartuar nga një ekspert i autorizuar për vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e videolotarisë. Në dosje përfshihej gjithashtu informacioni i dërguar Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë mbi organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit, i shoqëruar me një analizë të tregut.

Prokuroria paraqiti edhe materiale nga mbledhja e 158-të e Qeverisë, e zhvilluar më 6 qershor 2023. Bëhet fjalë për propozim-rendin e ditës, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet e Qeverisë dhe vendimin për miratimin e funksionimit të Bordit drejtues të Lotarisë, si dhe për mendimin e Ministrisë së Financave.

Në mesin e provave materiale janë përfshirë urdhra në valutë, deklarata bankare të Halk bankës, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames tehnoloxhi”, “Sinot” dhe “Shepdicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë që dokumentojnë faturat, llogaritë dhe fletë-dërgesat për pajisjet e furnizuara.

Përveç Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të cilët ndodheshin në arrati, por më pas u kthyen dhe iu dorëzuan autoriteteve në vend, të pandehur në këtë çështje janë edhe Bashkim Avdiu, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski.

Sipas akuzës, të pandehurit kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm SHA “Lotaria Shtetërore” në shumën prej 596.125.511 denarësh. Të gjithë të akuzuarit kanë deklaruar më herët gjatë procedurës se nuk ndihen fajtorë për veprat që u atribuohen.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş