Tashmë edhe zyrtarisht Alexandre Talento është lojtari më i ri i Kukësit. Sulmuesi është prezanuar ditën e sotme nga verilindorët si afrimi më i ri në ekip dhe që do të jetë nën urdhrat e Stavri Nicës për pjesën e dytë të sezonit.
27-vjeçari transferohet te Kukësi nga skuadra e Tomorit, teksa pak ditë më parë mbylli aventurën te beratasit. Madje braziliani ka zhvilluar me verilindorët edhe minifazën përgatitore.
“✅ WELCOME ALEXANDRE TALENTO⚽️
✍ Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ 27 vjeçari, i lindur në Brazil! Vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar nga ekipi i Tomorir!
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Alexansdre Talento shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Talento
Skeda e Lojtarit:
Emri: Alexsandre Talento
Mosha: 27 vjeç
Gjatësia: 1.80 m
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Sulmues”, ka shkruar Kukësi.
View this post on Instagram