Mesfushori i Kukësit pësoi dëmtim të rëndë, Basha operohet në Gjermani

Mesfushori i Kukësit, Arbër Basha, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka kryer një operacion në Gjermani.

Koha e rikuperimit nuk është bërë ende e ditur, por Basha ka bërë një postim në rrejtet e tij sociale duke shkruar: “Do të kthehem më i fortë.”

24-vjeçari u afrua te Kukësi në merkaton e verës, ku më parë ishte pjesë e Kastriotit.

Në anën tjetër Kukësi po vazhdon me fazën përgatitore. Verilindorët do zhvendosen nga dita e hënë në Stamboll të Turqisë, aty ku klubi ka gjetur kushte më të mira klimaterike. Kujtojmë që kampionati shqiptar i futbollit fillon më 20 gusht./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.07.2022 12:03