Virgil van Dijk befasohet kur i thuhet se kush janë favoritët për Euro 2024

Virgil van Dijk u befasua kur iu tha se cilët janë favoritët për Euro 2024. Pas një edicioni rraskapitës me Liverpoolin, holandezi ka marrë një pushim të shkurtër përpara se të rikthehet në aksion pasi do të drejtojë Holandën në Kampionatin Evropian.

Holanda është në grup me Francën, Poloninë dhe Austrinë në Grupin D.

Duke folur përpara Çmimit të Madh të Monakos, korrespondenti i Sky Sports F1, Craig Slater i tha yllit të Reds se Anglia është favorite për ta fituar trofeun.

Pasi u tha se Tre Luanët janë favorit, mbrojtësi u përgjigj: “A janë ata?”.

Megjithatë, 32-vjeçari pranon se Anglia ka një skuadër të fortë pasi përmendi edhe Francën.

“Anglia ka një ekip shumë, shumë të mirë”, shtoi ai. “Franca është shumë e fortë”.

Anglia u mund nga Italia me penallti në finalen e Euro 2020. /Telegrafi/


Shtuar 26.05.2024 19:40