Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bani Yas po luan në shtëpi përballë Al Shrajah. Këta të fundit po udhëheqin momentalisht 2-3.
Teksa, Seferi ishte ai që gatoi golin e dytë për të tijët. Pasi lëvizi mjaft bukur me topin duke dribluar disa kundërshtarë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ‘shtroi’ topin te Alvarez, me këtë të fundit që lëshoi një silurë.
Për 27-vjeçarin nga Kumanova ky është asistimi i 4-të me shqiptarin që ka shënuar edhe 10 gola në Emiratet e Bashkuara Arabe.