Pasi Liverpooli shënoi golin e epërsisë kundër Arsenalit në FA Cup, një tifoz vrapoi në fushë për të festuar me lojtarët e tij, por festa nuk i shkoi aq mirë.
Liverpool fitoi 2-0 si mysafir i Arsenalit dhe përjashtoi rivalin e tyre të madh nga FA Cup.
Fitorja është veçanërisht e “ëmbël” për tifozët, sepse Arsenali dominoi, Liverpooli priti rastet dhe në fund ndëshkoi gabimet e Topçinjve.
Reds kaluan në epërsi në Emirates në minutën e 81-të pas një gjuajtje të lirë ku Jakub Kiwior shënoi me kokë në rrjetën e tij.
Futbollistët mysafirë e festuan me pasion golin dhe iu bashkua një tifoz që vrapoi në fushë. Por në momentet e çmendurisë mes lojtarëve as që e dinte se do të fitonte një mal goditjesh në kokë.
Në gjithë atë eufori, Darwin Nunez dhe Ibrahima Konate e kanë goditur me gëzim tifozët në kokë dhe ia kanë bërë të mos e harrojë kurrë këtë moment.
Konate, i cili edhe e “përfundoi” breshërinë e goditjeve, ia hodhi në fund kapelën që e kishte tifozi në kokë.
Ky tifoz ndoshta do ta kujtojë ndeshjen gjatë, pasi mund të marr një dënim të madh, pasi anglezët janë strikt në këtë pjesë. /Telegrafi/
Absolutely creasing at Konate ripping that fans cap off and chucking it away pic.twitter.com/j0O75quojo
— Fisted Away (@fistedaway) January 7, 2024