VIDEO / Ter Stegen shkakton gabim amator ndaj Valencias dhe pëson gol

Barcelona dhe Valencia janë duke luajtur me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ishte Fermin Lopez ai i cili shënoi në minutën e 22-të për t’i dhënë epërsinë Barcelonës prej 1-0 pas asistimit të Raphinhas.

Sidoqoftë, reagimi i Valencias nuk vonoi shumë, dhe ata barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 27-të me anë të Hugo Duros.

Duro shfrytëzoi një gabim amatoresk të Ter Stegen i cili u mundua ta kalojë atë, mirëpo nuk i doli mirë dhe në portën e boshatisur ish-lojtari i Real Madridit e pati të lehtë ta çonte topin në rrjetë.

Deri në këto momente Barcelona i pati rastet më të mira dhe sipas asaj që po tregojnë të dy ekipet, pritet që të ketë ende gola.


Shtuar 29.04.2024 21:59