VIDEO/ Teo Hernandez bën heroin në finale, Simone Inzagi fiton trofeun e parë me Al Hilal në Arabinë Saudite

Simone Inzagi, ka fituar trofeun e tij të parë me Al Hilal, duke mposhtur Al Kholood,me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Mbretit Saudite.

Al Kholood, mori një epërsi të hershme nëpërmjet Ramiro Enrike, sulmuesit argjentinas që shënoi nga afër në minutën e katërt pasi kaloi portierin Jasine Bono.

Të lidhura

None found

Al Hilal, barazoi pak para pushimit kur Nasser Al-Dawsari shënoi në minutën e 42-të, përpara se Teo Hernandez të arrinte në shtyllën e largët pak çaste më vonë për të përmbysur sfidën.

Skuadra e Inzaghit tani e rikthen vëmendjen te Liga Profesioniste Saudite, ku ndodhet pesë pikë pas liderëve Al Nasr përpara një takimi midis skuadrave të martën, me Al Hilal që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.