Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

I plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se sherri me Viktor Ruçi, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.

Të lidhura

None found

Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, ç`ka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

Ai ka shtuar se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi.  Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit”, mësohet të ketë deklaruar Vogli. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

Gjatë konfliktit në lokalin e Rexhep Ismaili, mbeti i vrarë vetë Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik.


Shtuar 9.05.2026 10:47