Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij.

Sipas dokumentit të paraqitur më 6 maj, Veliaj kërkon shfuqizimin e kësaj mase, duke kërkuar që ajo të zëvendësohet me një masë më të butë sigurie, siç është “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur”.

Të lidhura

None found

Rekursi pritet të shqyrtohet ditër në vijim nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë që, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.


Shtuar 9.05.2026 10:21