Adrion Pajaziti është talenti më i madh që i vjen Shqipërisë nga Shpresat.
Ky lojtar vazhdon që të rritet në moshat e Fulhamit dhe është protagonist i kësaj skuadre.
Pak ditë më parë, Pajaziti u shpall lojtari i muajit te Fulham U-21 pasi realizoi 9 gola në vetëm 3 ndeshje.
Ndërkohë në ditën e djeshme, Fulham është përballur kundër Chelsea në moshat U-21 për gjysmëfinalen e “Premier League Cup”.
Fulham ka fituar në shifrat 0-4, ndërsa goli i tretë është realizuar nga Pajaziti në minutën e 36.
Futbollisti shqiptar i është shmangur bukur mbrojtësave kundërshtarë dhe ka arritur që të shënojë.
Menjëherë ka nisur edhe festimi me shqiponjë, ndërsa Fulhami U-21 mbërrin në finale dhe do të pres fituesin e Totenhem-Notingham Forest.