Një tragjedi e madhe goditi sportin brazilian pasi një rrufe vrau futbollistin e ri Caio Henrique.
Kamerat kapën momentin e frikshëm kur rrufeja goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshje kupe në Brazil. Një futbollist ka mbetur i vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.
Mediat lokale braziliane raportuan se lojtari, emri i plotë i të cilit është Caio Henrique de Lima Goncalves, u dërgua me urgjencë në spitalin në Santo Antonio da Platina, por nuk mundi të shpëtohej.
Caio Henrique de Lima Gonçalves foi atingido por descarga elétrica fatal em Santo Antônio da Platina; sola da chuteira do jovem derreteu https://t.co/DFTv38K9bR
— Folha de Londrina (@folhadelondrina) December 11, 2023
Pamjet dhe fotot e marra nga tribunat tregojnë skena të tmerrshme në të cilat dhjetëra futbollistë shtrihen të palëvizshëm në fushë, ndërsa gjyqtarët nxitojnë të dëshpëruar për t’i çuar në zonë të sigurt.
Binte shi i madh gjatë gjithë ndeshjes dhe kërcënimi për një goditje të dytë rrufe dukej më se e mundshme. Pesë nga gjashtë futbollistët e plagosur janë ende në spital, një ditë e gjysmë pasi ndodhi tragjedia.
Kujtojmë se në muajin shtator një tragjedi e ngjashme ndodhi në Meksikë kur dy futbollistë humbën jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në fushë. /Telegrafi
?⚠️ GRAVE
Jogador de 21 anos morre durante uma partida de futebol, após ser atingido por um raio.
Caio Henrique (como foi identificado) estava disputando a Copa Regional de Futebol Amador em Santo Antônio-PR.
?️ Globo Esporte
? Reprodução
pic.twitter.com/ApyboUyRFi— Goleada Base (@goleada_base) December 11, 2023