Lehtësohen tifozët e Brazilit, Neymar jep lajme të mira mbi riaftësimin

Ditën e sotme, ylli brazilian Neymar ka bërë një përditësim që i jep shpresë tifozë të tij lidhur me rehabilitimin e kaviljes së tij të djathtë, duke postuar një foto që tregonte një reduktim të ndjeshëm të enjtjes së kyçit të këmbës.

Neymar u detyrua të dalë nga fusha e lojës me kyçin e këmbës të fryrë, vetëm 10 minuta përpara fundit të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të Brazilit kundër Serbisë.

Pas ndeshjes, fantazisti brazilian u zotua se do të kthehet së shpejti dhe do të ndihmojë vendin e tij me një postim në Instagram.

Ndërsa Neymar po rikuperohet shpejt nga lëndimi i tij, nuk ka gjasa që ylli i PSG të kthehet në aksion përpara fazës së eliminimit. Megjithatë, raportet në Brazil sugjerojnë me kujdes se ai mund të bëjë një paraqitje më pak minuta, gjatë ndeshjes së fundit të grupit të Brazilit kundër Kamerunit të premten.