E kërkon gjysma e Europës, Endrick: Nuk kam një klub të preferuar

Endrick është perla braziliane që ndjekin të mëdhenjtë e Europës dhe që Real Madrid e ka si një objektiv të madh, por edhe PSG është një nga ato klube që janë pas tij.

Braziliani ka dhënë një intervistë për “So Foot” për të bërë të qartë se ai nuk ka zgjedhur ende një destinacion dhe flet për idhujt dhe stilin e tij të lojës.

Stili i tij i lojës

“Unë jam dikush që nuk dorëzohet kurrë, që ecën përpara me punë, që projekton shpejt drejt qëllimit dhe është i zoti të ecë përpara. Por ajo që do të doja që njerëzit të dinim për mua është se nuk dorëzohem, është shenja ime, kam inat për të fituar, jap gjithçka nga vetja kur jam në fushë.”

Idhujt e Endrick

“Do të thoja Ronaldo Fenomeni dhe Cristiano Ronaldo, janë lojtarë që kanë cilësi me të cilat identifikohen, i kam parë shumë të luajnë. Më pëlqen shpejtësia, fuqia, mënyra se si kalopjnë në mbrojtje dhe më pas qëndrimi i tyre fitues. Ajo që unë përpiqem të bëj është dfitoj qetësinë e tyre brenda zonës dhe të shënojë shumë gola.”

E ardhmja e tij

“Kam shumë ëndrra. Më pas është e vështirë t’ju përgjigjem me siguri, e di që ajo që më pret është në duart e zotit. Çdo gjë që më ndodh do të jetë mirë nëse qëndroj në rrugën e duhur, ndaj sot fokusohem te Palmeiras. Unë shikoj atë që po ndodh në Europë, e di që dua të luaj në turnet e rëndësishëm, Champions League, Kupa e Botës etj.”

Klub i preferuar

“Jo, në të vërtetë nuk kam asnjë. Unë i shikoj pothuajse të gjitha ligat e mundshme. Po kërkoj të mësoj nga këto klube të mëdha dhe nga këta lojtarë të mëdhenj, por unë nuk kam një klub favorit.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2022 10:19