Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, në një rrëfim ekskluziv për albinfo.ch, ka treguar për fëmijërinë e tij në Zvicër dhe shtetin zviceran se çfarë ka bërë për shqiptarët.
Ish-numri 5 i kombëtares kuqezi ka folur për eventin në Cyrih, ku ishte mysafir i smzh.ag, duke u shprehur i kënaqur që është në këtë ngjarje, që ka bashkuar kampionë të shumtë në futboll.
Cana ishte i nderuar me ftesën nga Gëzim Hasani dhe i lumtur që është rikthyer në Cyrih pas 3-4 vjetëve.
Ai ka folur edhe për misionin e “Fondacioni Lorik Cana”, si dhe ka folur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe sigurisht Kosovës.
Loriku është shprehur krenar që kuqezinjtë u kualifikuan në Evropian për herë të dytë, derisa theksoi se Kombëtarja shqiptare mbledh shqiptarët nga të gjithë trojet shqiptare. /Albinfo.ch