Alen Sherri ka festuar dyfish sot pas finales së Kupës së Shqipërisë.
Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.
Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.