“Një drejtor policie paguhej 5 mijë euro”, Denoncimi i një nga të punësuarve në Call Center: Ne mbroheshim nga policia! Kemi arritur 520 mijë euro me një telefonatë

Një rrëfim i fortë është publikuar këtë të mërkurë në emisionin “Oponencë”, ku një ish-punonjës i një call center-i të dyshuar për mashtrime me investime online ka zbuluar detaje mbi mënyrën e funksionimit të këtyre skemave dhe lidhjet me struktura shtetërore.

I riu deklaroi se aktiviteti në të cilin ishte angazhuar, sipas tij, mbrohej dhe nuk prekej nga policia, madje mbroheshin prej tyre.

Po ashtu, ai ish-punonjësi ngriti edhe akuza të rënda mbi korrupsion brenda radhëve të policisë, duke pretenduar se përflitej se pagesa mujore ndaj një drejtori policie arrinte në vlerën e 5 mijë eurove.

“Nuk kishim frikë nga policia se kishim mbrojtje. Ne kemi bërë trajnime në fillim, si do të kapnim “peshqit”.

Shuma më e madhe që kemi kapur, ka qenë 520 mijë euro, me një telefonatë. Përflitej që një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj.

Një ndër trajnuesit kishte një shprehje të tij që kishte një listë me klientët potencialë dhe i drejtohej monitorit e thonte: Ja ku janë paratë, merrini, kush është i aftë t’i marrë”, tha ai.


Shtuar 15.04.2026 23:33