VIDEO/ Ngjarje e rëndë, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti serb i Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli. Mladen Zhizhoviç, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zhizhoviç u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit.

Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë.

SHIH VIDEON

Zhizhoviç është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi boshnjaku, gjatë karrierës së tij si futbollist, ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2010-2011, duke luajtur 17 ndeshje e shënuar një gol për bardheblutë.


Shtuar 3.11.2025 22:21