Interi në ankth, shpreson që sot testimi ndaj Covid-19 të shkojë mirë dhe ti kthehet normalitetit

Interi sot do të kryejë testet e dyta të lojtarëve ndaj Covid-19.

Gjatë javës, në kampin stërvitor të Interit, mbizotëroi paniku, pasi D’Ambrosio, Handanovic, De Vrij dhe Vecino rezultuan pozitivë me COVID-19

Pas rasteve pozitive, ndeshja ndaj Sassuolos u anulua dhe frika ekzistonte që një valë ka kapluar lojtarët e tjerë.

Por në ditën e djeshme, testimet kanë dalë negative.

Tani, sipas La Gazzetta dello Sport, Interi shpreson që testimi i dytë të jap qetësi dhe të rikthehen gjërat në normalitet.

Sot to të kryhet testimi i dytë i lojtarëve, dhe në rast të rezultimit negativë të të gjitha testeve, atëherë Inter do vazhdojë stërvitjet./

Shtuar 21.03.2021 09:03

Tags: ,