VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e rekordit me fanellën e Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot për Granadën. Kapiteni i klubit spanjoll bëri gjithçka mirë duke zhbllokuar sfidën e vlefshme për javën e 17-të të La Liga 2.

Goli i Uzunit erdhi pikërisht në momentet e fundit të pjesës së parë dhe ka vlerë të madhe për sulmuesin e Kombëtares. Kjo pasi tashmë Uzuni ndodhet në kuotën e 44 golave. SHIKONI GOLIN e Uzunit.

Të lidhura

None found

Po aq numëron dhe Jusef El Arabi, që më parë luante me Granadën. Ndryshe nga marokeni që ka shënuar këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102-të të tij.

Uzuni është kthyer kështu në një legjendë te klubi i Granadës, që kërkon në këtë sezon rikthimin te La Liga.


Shtuar 30.11.2024 19:45