VIDEO / Moment humoristik në takimin mes De Rosit dhe Lukakut: Gjithmonë kaq i madh ke qenë?

Daniele De Rosi ka nisur menjëherë punën me skuadrën e Rimës për të drejtuar verdhekuqtë në vijimin e këtij sezoni pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Ish-kapiteni I Romës, është një figurë e dashur në ambientin verdhekuq, por edhe një tip shumë më i afërt me lojtarët, pasi ka lënë futbollin vetëm pak vite më parë dhe shumë prej tyre i kishte kundërshtarë.

Toni i tij miqësor me futbollistët shihet edhe nga një bashkëbisedim me Romelu Lukakun, i cili po takonte për herë të parë trajnerin e ri.

“Gjithmonë kaq i madh ke qenë? Jam zvogëluar unë atëherë…”, tha duke qeshur italiani para futbollistit belg në videon që është shpërndarë nga klubi verdhekuq. /panoramasport/


Shtuar 19.01.2024 11:01