VIDEO / Milot Rashica shënon supergol në Turqi

Milot Rashica ka shënuar një supergol, që hapi rrugën e fitores për Besiktas në ndeshjen e përfunduar 0 me 4 kundër Rizespor. Nga jashtë zone, sulmuesi i Kosovës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e katërt. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 16 të Superligës turke.

Besiktas mban vendin e katërt në renditjen e përgjithshme. Vetëm 1 pikë më pak se Trabzonspor i vendit të dytë. Kujtojmë se Rashica u mor nga Besiktasi në verën e kaluar, për të lidhur më pas kontratë deri në qershorin e vitit 2027.

Rashica ka luajtur 13 ndeshje në kampionat për Besiktas, ndërsa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 3 herë. 2 herë të tjera ka qenë asistuesi i golave.


Shtuar 9.01.2024 23:04