Në ditën e sotme është zhvilluar ndeshja mes Lebanonit dhe Kinës për Kupën e Azisë, që ka përfunduar në shifrat 0-0. Kjo ndeshje është kthyer në fjalën e parë në mediat botërore, për një detaj shumë të veçantë.
Në një moment gjatë ndeshjes, mbrojtësi i Lebanonit, Khalil Khamis, ka bërë një ndërhyrje të keqe duke i vendosur takat në fytyrë lojtarit rival, Ëeijun Dai. Në çdo vend të botës do të akordohej kartoni i kuq, por në këtë rast, nuk është akorduar as faull.
Të lidhura
None found
Loja duhej të vazhdonte, ndërsa pavarësisht se ndeshja zhvillohej me sistemin VAR, Khalil Khamis nuk është ndëshkuar as me kartonin e verdhë, duke u përzgjedhur në fund si një prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes. /Sport Ekspres/
Khalil Khamis, yaptığı bu faulden sonra kart görmedi
pic.twitter.com/3RwezfwVTl— Kapitano Sports (@kapitanosport) January 17, 2024
