VIDEO/ Atletico mposht Barçën në “Camp Nou” pas 20 vitesh

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletico Madrid përfundoi me fitoren 0-2 të madrilenëve.

Katalanasit u treguan kërkues, por jo mjaftueshëm konkretë në fazën sulmuese, duke pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet (8 fitore, 1 barazim).

Të lidhura

None found

Fitorja e rëndësishme për skuadrën e Simeones, ishte gjithashtu e para në Camp Nou që nga viti 2006, duke i vendosur ata në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së kthimit.

Tani, Atletico ka mundësinë të mbyllë kualifikimin në shtëpi dhe të realizojë një arritje unike: tre fitore ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League.

70′  Sorloth tund rrjetën e Joan Garsias. (VIDEO)

45′ Julian Alvarez që realizon eurogol nga goditja e dënimit (VIDEO)


Shtuar 8.04.2026 23:18