Një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në La Liga, caktohet gjyqtari për sfidën Barcelona – Atletico Madrid

Një nga ndeshjet vendimtare për titullin e La Ligas do të zhvillohet më 8 maj mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

 

‘Los Colchoneros’  janë liderë të La Ligas me 76 pikë, ndërsa Barcelona dhe Real Madrid kanë nga 74 pikë secila respektivisht.

Blaugranët po kërkojnë që të marrin kreun e tabelës, derisa Atletico Madrid të thellojë diferencën e pikëve.

Mateu Lahoz është deleguar për të drejtuar ndeshjen, e cila vlerësohet si një nga më të rëndësishme këtë sezon në La Liga.


Shtuar 6.05.2021 11:45