Arbnor Muja është një emër i “harruar” në listën e Kombëtares shqiptare pasi nuk ftohet nga trajneri Silvinjo thuajse prej një viti, më saktësisht që nga nëntori i 2023.
Pas kalimit nga Antwerp në Superligën turke, ai nuk eshte ftuar më.
Por sot, Arbnor Muja shënon një super gol. 25-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në sfidën ndaj Adana Demirspor, takim që u fitua nga Samsunspor me rezultatin 3-1.
Ky ishte goli i dytë i shënuar nga sulmuesi shqiptar në këtë sezon, teksa ka dhënë edhe një asist, në 8 ndeshje të luajtura.
Ishte Silvinjo ai që grumbulloi për herë të parë anësorin sulmues në skuadrën kuqezi, por tashmë Muja duket se është lënë në “harresë”.