Vetëm 2 gola në Ligue One, Messi i lodhur nga mediat franceze

“Mundo Deportivo” raportoi se Messi është i mërzitur nga trajtimi i marrë nga mediat franceze, duke pasur parasysh se revista sportive franceze “L’Equipe” ishte në disa raste veçanërisht e ashpër në analizat dhe gjykimet e saj.

Pavarësisht kritikave, dëshira e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” është vetëm një: të ruajë angazhimin e tij me klubin parizien, me të cilin është i lidhur deri në vitin 2023 dhe të përpiqet ta çojë skuadrën në finalen e Champions League, të cilën UEFA e ka transferuar në Paris, pas kaosit të konfliktit ruso-ukrainas.

Lionel Messin e kritikuan fort sidomos pasi humbi një penallti ndaj Real Madrisdit, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions-it.

Këtyre kritikave ua preu shkurt e qartë trajneri argjentinas i PSG: “Futbolli është vetë Leo. Ai është më i miri në botë. Kjo penallti e humbur nuk do të ndikojë në besimin e tij. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, e interpretoi si duhet lojën dhe tregoi përkushtim”.


Shtuar 2.03.2022 12:50