Marco Verrati ka zbuluar se dëshiron të rikthehet në Pescara, para se të pensionohet nga futbolli, teksa tha se është kënaqësi të luash me Lionel Messin në kryeqytetin francez.
Italiani nuk ka luajtur asnjëherë në Serie A, pasi ai u largua nga Pescara për PSG-në në korrik të 20212, dhe është që atëherë me gjigantët francezë, shkruan footballitalia.
“Unë jam i dashuruar me PSG-në dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë përpiqem të bëj çmos për të shlyer besimin që më është dhënë”, tha Verratti për France Info.
“Isha fëmijë kur mbërrita, erdha nga një qytet i vogël krahinor dhe gjeta gjithçka këtu. Ishte e pabesueshme, u bëra burrë, gjeta dashuri dhe fëmijët e mi lindën këtu”.
“Çdo gjë që kam jetuar këtu do të më lërë kujtime të pashlyeshme”, tha Verrati.
Messi mbërriti në Paris Saint-Germain këtë verë dhe Verratti ka ndarë dhomën e zhveshjes me superyllin muajt e fundit.
“Jeta më ka dhënë mundësinë të luaj me lojtarin më të madh në botë çdo ditë”, vazhdoi ai.
“Fizikisht, ai është shumë i mirë dhe me top është edhe më i mirë”.
“Kur jemi me të, harrojmë moshën e tij. Ai ishte aq i fortë kur luajti kundër nesh dhe tani ne përfitojmë nga kjo”.
Por heroi i Azzurri zbuloi se dëshiron të përfundojë karrierën e tij atje ku filloi karriera e tij, në Pescara.
“Më ka mbetur edhe pak kohë, ajo që di është se do të qëndroj gjithmonë këtu”, tha ai.
“Para se të tërhiqem, do të kthehem në Pescara”. /albeu.com/