Covid-19 ka bërë “kërdinë” në Itali, teksa janë konstatuar disa raste të reja të infektuar.
Venezia është prekur nga kjo situatë me plot 10 raste të reja në stafin e skuadrës, duke e dërguar numrin e të infektuarve në 14-të.
“Venecia FC njofton se përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në ditët e fundit, kanë dalë edhe 10 pozitivë me Covid 19. Në total, pra, 14 janë raste pozitive në grupin e ekipit. Organet kompetente shëndetësore janë informuar, anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim sipas rregullores aktuale dhe do të ndjekin procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, njofton klubi.
Inter-Venezia, e programuar të luhet ditën e shtunë, është në rrezik për t’u zhvilluar për shkak të Covid-19.