Sot në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet supersfida mes Italisë dhe Gjermanisë, ndeshje e vlefshme në Nations League (Ligën e Kombeve).
Ndeshja do të luhet në Itali, në stadiumin “Stadio Renato Dall’Ara” të Bologna-s dhe do të gjykohet nga arbitri nga serbia, Jovanovic.
Italia vjen nga një humbje në finalen e kupës “Finalissima” ndaj Argjentinës me rezultatin 3-0. Skuadra e Mancinit nuk ka kryer paraqitje të mira që pas fitimit të Euro 2020. Ata u eliminuan në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke humbur kështu Kupën e Botës.
Gjermania vjen nga një performancë e mirë ku kanë pa humbur që më 2 shtator 2021. Në 9-të ndeshjet e fundit, Gjermania ka 8 fitore dhe një barazim ndaj Holandës në miqësore./h.ll/albeu.com
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme: