Vëllai i Sergio Agueros Mauricio del Castillo, ka befasuar të gjithë duke thënë se trajneri Pep Guardiola asnjëherë nuk e ka dashur vëllain e tij te Manchester City.
City humbi në finale të Ligës së Kampionëve duke u mposhtur nga Chelsea me rezultat 0 – 1, kurse Aguero e nisi ndeshjen nga stoli.
Pas ndeshjes, vëllai i Agueros kritikoi teknikun spanjoll, por pas disa orëve e fshiu postimin.
“Guardiola asnjëherë nuk e donte vëllain tim që nga arritja e tij te City”.
I pyet se pse e fshiu postimin nga një numër i madh i ndjekësve, përgjigja e tij ishte: “Shumë njerëz toksikë, shumë”.
Sidoqoftë, ai insiston se është i lumtur që njerëzit arritën ta shohin postimin para se të ishte fshirë.
“Perfektë, jam i lumtur që ju e patë. Dhe do ta shkruajë sërish, nëse dua”.
Ndërkohë, Aguero gjendet në Barcelonë për të kryer testet mjekësore te Barcelona.