Vazhdon mallkimi, Muniain preku kupën para ndeshjes

Skuadra e Real Sociedad arriti të shpallet kampion i Copa Del Rey duke e mposhtur në derbin bask ekipin e Athletic Bilbao.

Sociedad arriti fitore minimale 1 me 0, por shumë prej tifozëve e parashikuan rezultatin ende pa filluar ndeshja.

Shumë reagime pati, kur kapiteni i Bilbaos, Iker Muniain preku titullin e Copa del Rey, duke e vazhduar kështu mallkimin.

Shumë nga lojtarët që e kanë prekur titullin para se ndeshja të fillojë, ajo skuadër ka pësuar humbje.

Kujtojmë që ky ishte titulli i tretë në histori për Real Sociedad.

Shtuar 4.04.2021 08:04