Ndryshimet e klimatike, SHBA i bën “presion” Kinës për uljen e emetimeve

I dërguari i SHBA për klimën John Kerry i ka bërë thirrje Kinës që të përshpejtojë përpjekjet për të ulur lëshimin e emetimeve në atmosferë.

Pa ulje të mjaftueshme të emetimeve nga Kina, tha Kerry, qëllimi global për të mbajtur temperaturat nën 1.5C është “thelbësisht i pamundur”.

Kerry tha se ishte i bindur se Kina mund të bënte më shumë dhe SH.B.A. ishte e gatshme të bashkëpunonte.

“Çdo ekonomi e madhe tani duhet të angazhohet për ulje të emetimeve deri në 2030”, tha ai.

Duke iu referuar mbledhjes kyçe të COP26 në Glasgow në nëntor, ish-Sekretari i Shtetit tha se “në pak më shumë se 100 ditë ne mund të shpëtojmë 100 vitet e ardhshme”.

“Ta bësh këtë nuk është e lehtë”, tha ai.

Kerry tha se premtimet e bëra gjatë dhe pas marrëveshjes së Parisit për klimën në 2015 nuk ndryshuan rritjen e temperaturës në botë me 2.5-3C.

“Ne tashmë po shohim pasoja dramatike me rritjen e 1.2C të temperaturës“, tha ai.

“Të mendosh për dyfishim do të thotë të shohësh katastrofë“.

Shtuar 20.07.2021 21:37