Edhe pse merkato dimërore zakonisht nuk lëviz emrat e mëdhenj apo shifrat më të larta, të tilla janë urgjencat në Manchester United sa duket se do të përpiqet të gjejë një titullar të nivelit të parë për ekipin e tij.
Sipas Manchester Evening News, United është në kërkim të një mesfushori kryesor mbrojtës që shkon në këtë merkato të janarit, i cili mund të luajë si titullar.
Rangnick dhe klubi shohin nevojën për një investim në mes të sezonit, për sa kohë që lojtari që u nevojitet është i disponueshëm. Një prej të pëlqyerve është Amadou Haidara i RB Leizpig dhe një i njohur i vjetër i trajnerit të ri të United. /albeu.com