Kolektivi Ultras Paris (CUP) është grupi më me ndikim i tifozëve në Paris Saint-Germain dhe ata e kanë përdorur këtë fuqi për të shprehur pakënaqësinë e tyre me klubin dhe qasjen ndaj tregut të transferimeve.
Ata janë gjithashtu të pakënaqur me zhgënjimin e fundit në vend, pasi PSG u eliminua nga Coupe de France nga Nice në penallti të hënën e kaluar. Si rezultat, CUP kanë kërkuar ndryshime në Paris.
“Për një kohë të gjatë klubi na ka ofruar një pamje që ne nuk e mbështesim më. Është një klub që grumbullon yje si një fëmijë i llastuar, pa u shqetësuar për pasojat sportive”.
Duke folur për zhgënjimin e tyre për eliminimin nga kupa në raundin e 16-të, ata ishin të zëshëm në ndjenjën e tyre ndaj këndvështrimit të klubit për sezonin, duke sugjeruar që ata të luajnë vetëm për Ligën e Kampionëve.
“Klubi duket se ëndërron gjëra të mëdha sa të jep përshtypjen se sezoni fillon në shkurt dhe se shpërfill trofetë vendas”, vazhdoi deklarata.
“Ne nuk e njohim më këtë klub. Sot durimi ynë ka arritur kufirin!
Ne gjithmonë kemi ofruar mbështetjen tonë të palëkundur pavarësisht zhgënjimeve të mëdha. Sot japim alarmin, lojtarë, trajnerë, është koha të reagojmë ose do të vazhdojmë të përballemi me zhgënjime të papranueshme.
Na respektoni, respektoni ngjyrat tona.”/ h.ll/albeu.com