Tifozët e PSG-së vazhdojnë protestën ndaj klubit

PSG fitoi mbrëmë ndaj Rennes 1-0 në minutën e 93-të falë golit të Mbappe.

Por kjo fitore nuk ka ftohur situatën e tifozëve, ku këta të fundit janë ende të revoltuar me klubin.

Ultrasit parisien janë padyshim të pakënaqur me nënshkrimet e reja si Messi, Hakimi, Donnarumma, Sergio Ramos dhe Ëijnaldum, pasi këta nuk po japin maksimumin në fushën e lojës.

Tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej “Ekip mercenarësh të paguar shumë dhe pa disiplinë”.

Këto protesta vijnë katër ditë përpara ndeshjes ndaj Real Madrid në fazën e eliminimit direkt në Champions League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.02.2022 10:01