UEFA tha se ishte dëshira e skuadrave, Schmeichel: Danimarka u paralajmërua

Peter Schmeichel ka thënë se lojtarët e Danimarkës u paralajmëruan nga UEFA se do ta humbnin me rezultat zyrtare ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 kundër Finlandës, nëse nuk do të ktheheshin në fushë për rifillimin e saj, pas arrestit kardiak që Christian Erikseni e pësoi në fushë.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë.

Lojtarët e Danimarkës, të cilët e kishin krijuar një rreth mbrojtës përreth Eriksenit derisa ai po merrte tretman emergjent, ishin tejet të shqetësuar dhe të mërzitur për bashkëlojtarit e vet.

Por ata u detyruan ta vazhdonin ndeshjen, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale, me Finlandën që siguroi fitore 1:0 në fund.

Shtuar 14.06.2021 15:01