Sot nis procesi ligjor më i rëndësishëm në historinë e futbollit europian. Debati për mosmarrëveshjen mes UEFA -s dhe Superligës do të nisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
sido që të përfundojë, kushdo që të fitojë, do të ketë një prononcim nga të dyja palët. Nëse Gjykata do të njihte arsyet e Superligës Evropiane, do të kishte drita jeshile për konstituimin e një kompeticioni të ri kontinental, pa mundur UEFA-n të sanksionojë në asnjë mënyrë klubet që dëshirojnë t’i bashkohen, shkruan albeu.com.
Nëse Gjykata do të vendoste në favor të UEFA-s, organizata që drejton futbollin evropian do të ishte edhe më e fortë në menaxhimin e të gjitha garave dhe në parandalimin e lindjes së turneve të tjera.
Me pak fjalë, edhe me një fitore në Gjykatë, UEFA nuk mund të përjashtonte Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin nga kompeticionet e saj edhe për vetëm një ose dy sezone. Nga ana tjetër, megjithatë, UEFA do ta gjente veten me fuqi pothuajse absolute në sferën komerciale dhe të gjitha klubet do të duhej t’i nënshtroheshin vendimeve të saj.
Por a ka UEFA një shans për të fituar? Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk është një terren për parashikime, por duke rilexuar me kujdes nenet 101 dhe 102 është e vështirë të mos njohësh tiparet e monopolit të UEFA-s. /albeu.com/