UEFA pezullon hetimet ndaj Juves, Barçës dhe Realit për rastin e Superligës (FOTO LAJM)

UEFA ka pezulluar hetimet ndaj klubeve “besnike” të projektit të Superligës.

Barcelona, Juventsi dhe Real Madridi mbeten ende pjesë e Superligës Evropiane dhe kanë deklaruar se do të luftojnë me çdo mjet të mundshëm, pasi sipas tyre nuk është thyer asnjë ligj me veprimin e tyre.

Për të përmirësuar gjërat për ta, Gjykata e Madridit vendosi që ta dërgojë çështjen e Superligës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

UEFA pas këtij lajmi, ka bërë të ditur që do të pezullojë hetimin ndaj klubeve deri një vendim të Gjykatës.

Shëpia e futbollit evropian bën të ditur se ka pezulluar veprimet lidhur me rastin e Superligës deri në një njoftim tjetër. Brengosja për UEFA-në është se nëse Gjykata vendos në favor të klubeve, atëherë Superliga do të merrte legjitimitet dhe nuk do të mund të ndalej.


Shtuar 9.06.2021 18:55