U21/ Gjermania fiton “Euro 2020” , mposht Portugalinë në finale

Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka fituar Kampionatin Evropian 2020 në moshat U21.

 

Gjermania U21 ia doli që në finale të mposht Portugalinë U21 me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte Lukas Nmecha që pas realizoi golin e vetëm në ndeshje (49′), që e shpall Gjermaninë U21, Kampion të Evropës U21.

Ndërkohë, futbollisti kosovar Mërgim Berisha ishte titullar në ndeshje duke zhvilluar 68 minuta.

Sa i përket Berishës, pritet të shihet vendimi përfundimtar në rast që do mbajë ngjyrat e Gjermanisë, apo do ndryshojë mendje dhe të veshë fanellën e Kosovës.


Shtuar 6.06.2021 23:14