U tha se do të largohej gjatë këtij afati kalimtar, Al-Ittihadi merr vendimin final për Benzeman

Karim Benzema do të mbetet pjesë e Al-Ittihadit përkundër thashethemeve për nja kalim të mundshëm tek Manchester United ose Chelsea.

David Ornstein nga The Athletic, ka raportuar se 36-vjeçari nuk do të largohet nga Liga Saudite gjatë këtij muaji.

Raporti shton se Lyon kishte eksploruar mundësinë e transferimit të ish-sulmuesit të tyre gjatë janarit, vetëm gjashtë muaj pasi veterani francez nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin saudit.

Teksa tashmë u bë e ditur se Benzema do të qëndrojë në Lindjen e Mesme, ish-ylli i Real Madridit i cili u largua nga Spanja në 2023, raportohet se nuk është përshtatur siç duhet tek ekipi i ri.

Përkundër faktit se ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, reprezentuesi francez është përballur me kritika të ashpra nga tifozët për shkak të performancave të tij, dhe kjo siç duket e kishte shtyrë atë që të fshinte llogarinë e tij në Instagram gjithashtu.

Qëndrimi i Benzemas tek Al-Ittihadi në këtë afat nuk e përjashton mundësinë që ish-fituesi i Kupës së Botës të ndërrojë ambient gjatë verës.

Rikthimi i Benzemas në aksion do të ndodh më datë 4 shkurt kur Al-Ittihadi do të përballet në çerekfinale të Kupës së Mbretit të Kampionëve ndaj Al-Faisaly, para se të nisin kampanjën e tyre në ligë tri ditë më vonë ndaj Al-Tai./Telegrafi/


Shtuar 31.01.2024 12:00