U shpall kampion me Interin, Hakimi: Për momentin as Zidane as Perez nuk më kanë uruar

Mbrojtësi algjerian i Interit, Achraf Hakimi ka folur për fitores së Scudettos.

 

Interi mbrëmë pas barazimit të Atalantas edhe zyrtarisht fitoi Scudetton.

Me tu dhënë lajmi, Achraf Hakimi u kontaktua nga media spanjolle, El Chiringuito, ku u ndal të flasë edhe për Real Madridin.

Hakimi deklaroi se Real Madridi në fakt ishte shtëpia e tij dhe ai ishte gati të luftonte për vendin e tij në formacionin bazë, por që klubi vendosi ndryshe dhe ai tani është i lumtur tek Interi.

“Për momentin as Zidane as Fiorentino nuk më kanë uruar”, tha ai.

“Real Madridi ishte shtëpia ime, doja të luftoja për vendin tim, por klubi vendosi diçka tjetër”, shtoi ai.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Zidane dhe klubin kur erdha tek Interi”, tha Hakimi.

“Falënderoj familjen time për mbështetjen, veçanërisht nënën time pasi ajo ka luftuar më së shumti për mua”, përfundoi Achraf Hakimi.


Shtuar 3.05.2021 10:21