U prit si hero nga tifozët, fjalët e para të Mourinhos si trajner i Romës: Do krijoj ekip fitues (FOTO LAJM)

Jose Mourinhos u prit nga tifozët e Romës si hero, në ditën e prezantimit, shkruan Albeu.com.

Në fjalët e para si trajneri i Romës ai u shpres se do të krikojë një ekip fitues dhe se pret dhuratë nga klubi.

“Nuk mendoj se e meritoj mënyrën si u mirëprita sepse nuk bëra asgjë për ta. Ka edhe më shumë përgjegjësi mbi supet e mia”.

Special One tashmë ka ide shumë të qarta në lidhje me objektivat: “Ne duam të bëjmë një Romë të suksesshme, por duam një të ardhme fitoresh, jo një moment të izoluar suksesi. Ne duam të bëjmë diçka të qëndrueshme dhe unë jam gati për të. Jam entuziast për këtë ”.

“Unë dua të përshpejtoj procesin, padyshim që e di se ajo që po bëjmë është për nesër, por nuk është në natyrën time të pres shumë gjatë për të arritur atë të ardhme të qeshur,” vazhdoi Mourinho në kanalin zyrtar të klubit.

Merkato: “Shpresoj që pronarët dhe Tiago Pinto të më bëjnë disa dhurata, sepse do të isha i lumtur me ta. Do të ishte një stimul shtesë për mua”. /albeu.com/


Shtuar 2.07.2021 22:04