Raphael Dwamena humbi tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në fushë në ndeshjen Egnatia – Partizani më 11 nëntor 2023.
Në një sfidë që pritej spektakël mes dy ekipeve më në formë të momentit, në minutën e 24’ ndodhi momenti i frikshëm kur Dwamena u rrëzua në fushë, i cili më vonë humbi jetën rrugës për në spitalin e Kavajës.
Me anë të një posteri të postuar në rrjetet sociale, familja e tij ka konfirmuar datën e ceremonisë mortore të ish-sulmuesit ganez, që do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e stadiumit “Adxhirigano Astro Turff” të Ganës.
Ish-kapiteni i Egnatias ka pasur një histori me problemet e tij në zemër, duke pësuar kolaps në fushë dhe dy herë të tjera përpara ngjarjes tragjike në Rrogozhinë. Që pas mbërritjes e trupit të tij në Ganë më 17 nëntor 2023, nuk ka pasur më asnjë lajm rreth familjes së Dwamenës ose nga Federata e Futbollit të Ganës. /panoramasport/