Dion Gallapeni ishte ndër figurat kryesore të suksesit 3-1 të Wisla Plock ndaj Cracovias në kampionatin polak.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi kosovar e nisi takimin nga minuta e parë dhe dha asistimin për golin hapës, duke ndihmuar skuadrën e tij të krijonte epërsinë.
21-vjeçari qëndroi në fushë për 81 minuta, gjatë të cilave u paraqit i qëndrueshëm në mbrojtje dhe kontribuoi edhe në aksionet ofensive.
Performanca e tij mori vlerësim të lartë nga platforma statistikore SofaScore, e cila e notoi me 8.2 dhe e zgjodhi Lojtar të Ndeshjes.
Kjo paraqitje konfirmon formën e mirë të Gallapenit në fillim të edicionit dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që ai po merr te Wisla Plock.
Mbrojtësi kosovar ka kontratë me klubin polak deri në vitin 2029, ndërsa ndaj Cracovias u dallua si me asistimin, ashtu edhe me çmimin individual të ndeshjes.
