U mposht në çerekfinalen e FA Cup, Ancelotti: Man City është skuadra më e fortë në botë

 

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka raguar pas humbjes  në cerekfinalen e FA Cup përballë Manchester City-t.

“Citizens” siguruan një biletë për në gjysmëfinalen e këtij komoeticioni duke mposhtur Evertonin me rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti deklaroi se ishte i zhgënjyer me rezultatin, por krenar me lojtarët e tij.

Italiani deklaroi se Manchester City është skuadra më e mirë në botë për momentin.

“Jam i pakënaqur me rezultatin dhe eliminimin nga FA Cup”, tha ai.

“Kemi dhënë më të mirën nga vetja, jemi mbajtur mirë për 80 minuta, por ata janë një skuadër e madhe”, tha Ancelotti.

“Sipas meje, në këtë moment, ata janë skuadra më e mirë në botë”, përfundoi Carlo Ancelotti. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2021 09:05