Basha zbulon abuzimin me check up: Sa miliona euro janë marrë “kot”

Jemi vetëm 34 ditë larg  nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar me publikimin e 100 dështimeve të qeverisë Rama.

Në instastoryn e tij, Basha ka postuar një video mesazh ku shpjegon vjedhjen e madhe të parave publike nga PPP-të e famshme të qeverisë Rama.

Pyetja e kreut të opozitës është: Cila është shuma që koncesioni i “check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera?

Përgjigja është: 6 milonë Euro, sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shendetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash. /albeu.com/

 


Shtuar 21.03.2021 09:19