U lirua nga burgu në Gjermani, Florian Marku arrestohet sërish dhe pritet të ekstradohet

Florian Marku nuk gjen qetësi. Pasi u lirua nga burgu në Gjermani, boksieri shqiptar është arrestuar përsëri, por kësaj here në Londër.

Marku akuzohet për tentativë vrasje, plagosje me pasojë të rëndë, armbajtje pa leje dhe përdorim arme. Sipas “TopChannel”, dokumenti i gjykatës së ekstradimeve të Londrës, është i bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që Marku të arrestohet dhe të nxirret para trupës gjykuese. Këta të fundit i kanë kominkuar akuzat që vijnë direkt nga urdhri i arrestit nga shteti i Greqisë.

Ashtu siç kanë raportuar mediat greke, për ngjarjen e ndodhur, Marku është dënuar me 7 vite burg. Por boksieri shqiptar ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë. Autoritetet greke pritet të shkojnë dhe ta marrin boksierin me origjinë nga Lushnja, i cili ndodhet në paraburgim në kryeqytetit e Anglisë, Londër.

Kujtojmë se avoktatët e Florian Markut kanë kërkuar lirimin me kusht. Por Gjykata e Ekstradimeve të Londrës rrëzuar këtë kërkesë, duke u arsyetuar se boksieri shqiptar nuk mund të lihet i lirë, duke parë akuzat që rëndojnë mbi të.


Shtuar 9.01.2025 17:48