Mesfushori norvegez i Arsenalit, Martin Odegaard pas largimit të përhershëm nga Reali është kthyer të flasë për atë eksperiencë që nuk shkoi ashtu siç pritej.
Odegaard është shprehur se në Madrid ishte shumë e vështirë të bëje miq.
“Kishte shumë periudha të vështira si me ekipin e parë ashtu edhe me ekipin e dytë”
“Por të qenit më i miri më bëri më të fortë. Ndjej se jam rritur falë Madridit dhe kam mësuar nga lojtarë si [Sergio] Ramos dhe Cristiano ”.
“Kur je në nivelin më të lartë, nuk është aq e lehtë të bësh miq dhe gjëra të tilla. Të paktën jo kur je i ri dhe vjen nga diku tjetër”.
“Unë kam ardhur nga një kulturë e ndryshme e dhomës së zhveshjes dhe nuk është e lehtë të futem në një dhomë ndërrimi [si ajo në Madrid]. Ishte e vështirë, por është diçka që më ka bërë më të fortë dhe jam i lumtur që e kam përjetuar”, ka thënë ai në një intervistë me kanalin norvegjez TV2.
Sidoqoftë, Odegaard ishte i lumtur te Arsenali dhe ndjen ngrohtësi në këtë klub.
“Unë do të thoja se ka një ndryshim të madh. Unë jam shumë i lumtur në Arsenal. Ka një dhomë zhveshjeje shumë të bukur”, ka thënë Odegagard. /albeu.com